Vlorë, djali plagos me thikë nënën dhe një tjetër

Kronikë e zezë

Vlorë, djali plagos me thikë nënën dhe një tjetër

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:06
Ilustrim

Një djalë i ri në Vlorë ka plagosur me thikë nënën e tij dhe një person tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, e premte.

Si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i 26-vjeçarit G.M., banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka plagosur me thikë nënën e tij dhe një person tjetër për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, ndërsa dyshohet se i riu ka probleme të shëndetit mendor.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat