Tre të lënduar në aksidentin e magjiatrales Prishtinë – Podujevë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në aksidentin e magjiatrales Prishtinë – Podujevë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 14:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat