Bastisen disa lokacione në Prishtinë, 7 të arrestuar për fajde - Bota Sot
Bastisen disa lokacione në Prishtinë, 7 të arrestuar për fajde

Kronikë e zezë

Bastisen disa lokacione në Prishtinë, 7 të arrestuar për fajde

Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, ka ndaluar shtatë persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale fajde dhe detyrim sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë aplikimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit, sipas urdhëresës së gjykatës, sot Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin e bastisjes në disa lokacione të Prishtinës, me ç’ rast ka arrestuar I.O., I.B., A.Th., M.M., Rr.H., E.L., dhe Z.J. 

Me urdhër të prokurorit të çështjes, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, ndaj të cilëve pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...