Shkodër, bien në pranga tre të shumëkërkuar/ Emrat - Bota Sot
Shkodër, bien në pranga tre të shumëkërkuar/ Emrat

Kronikë e zezë

Shkodër, bien në pranga tre të shumëkërkuar/ Emrat

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:01
Ilustrim

Tre persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë së Shkodër, njëri me qëllim ekstradimi drejt Kosovës dhe dy të tjerë për drogë.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, pasditen e kësaj të marte u kapën dy persona të shpallur në kërkim Pëllumb Shpati, 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Shkodër dhe Gjin Lushi, 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër

Kapja dhe ndalimi i Shpatit, u bë pasi më datë 24 shtator 2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë ndaj Lushit po më 24 shtator, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i Flamur Maliqit, 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapja dhe ndalimi i tij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më 16 maj, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”. /

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...