Aksident i rëndë trafiku në Leposaviq - humb jetën një person

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Leposaviq - humb jetën një person

Nga: Fatmir Beka Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:51
Ilustrim

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në komunën e Leposaviqit ka humbur jetën një person, ndërkohë që lëndime trupore ka pësuar një tjetër person.

Mësohet se si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën Sh.R. (1990.) që ishte në automobilin e tipit “nisan” me tabela KM që është përplasur në automobilin e tipit BMW me tabela të Tutinit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut Branislav Radoviç ka thënë për radio Kontakt plus se në aksidentin e trafikut ka ndodhur pas orës 18.30 minuta tek kthesa në minierën “Zhuta prla” në komunën e Leposaviqit.

Sipas zëdhënësit Radoviç në këtë aksident trafiku lëndime të rënda trupore ka pësuar T. D. (1983.).

Në vendin e ngjarjes sipas zëdhënësit të policisë kanë dal njësia e zjarrfikësve, ndihmës së parë dhe policisë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia po kryen shikimin e vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat