E sulmojnë në vendin e punës, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

E sulmojnë në vendin e punës, arrestohen dy persona

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:53
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Hajvali si të dyshuar se të njëjtit e kanë kërcënuar një person derisa ai ka qenë në vendin e tij të punës.

Sipas viktimës njëri prej të dyshuarve ka tentuar ta sulmojë me thikë ndërsa i dyshuari tjetër ka poseduar një pistoletë. 

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat