Llapjani rrah motrën e gruas, i shkakton lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Llapjani rrah motrën e gruas, i shkakton lëndime të rënda

Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Dje në Podujevë është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e gruas së tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 23.05.2019 – 17:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e gruas së tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat