Dy persona thyejnë lokalin brenda ‘Stacionit të Autobusëve’, kamera kap momentin - Bota Sot
Dy persona thyejnë lokalin brenda ‘Stacionit të Autobusëve’, kamera kap momentin

Kronikë e zezë

Dy persona thyejnë lokalin brenda ‘Stacionit të Autobusëve’, kamera kap momentin

Më: 25 maj 2019 Në ora: 21:00
Kamera kap momentin

Rastet e vjedhjeve në Kosovë po shënojnë rritje çdo ditë e më shumë, duke ndjell frikë edhe te qytetarët.

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në lokalin në ‘Stacion të Autobusëve”, ku bëhet pagesa për të shfrytëzuar WC-në publike.

Në një video të siguruar, shihen se si mbrëmë në ora 03:36 dy persona kanë hyrë brenda në këtë lokal.

Ata pa maska dhe pa frikë hyjnë në lokalin e vogël dhe vjedhin një sasi parash.

Rasti tanimë është lajmëruar në Policinë e Kosovës, e cila ka marr edhe shenjat e gishtërinjve të dy personave që shihen në video.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...