I dënuar nga Krimet e Rënda për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari

Kronikë e zezë

I dënuar nga Krimet e Rënda për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:39
Ilustrim

Policia e Mallakastrës në vijim të zbatimit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, arrestoi një shtetas për "Trafikim të lëndëve narkotike" i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Policia bën me dije që në pranga ka rënë shtetasi Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike",- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat