Plagosje në bjeshkën e Isniqit - Bota Sot
Plagosje në bjeshkën e Isniqit

Kronikë e zezë

Plagosje në bjeshkën e Isniqit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Deçan, ka marrë informacion se dje rreth orës 17:00, një person i plagosur fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në në Deçan e pastaj për shkak të lëndimeve më serioze personin e lënduar e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm.

Menjëherë policia u është përgjigjur rastit me ç’rast ka evidentuar  se personi i lënduar në këtë rast është,  D.T. i lindur  më  1986.

Personi i lënduar sipas mjekëve në spitalin rajonal të Pejës është i plagosur nga arma e zjarrit në pjesën e fytyrës (hundë) por që pas intervenimit mjekësor, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

 Nga hetimet fillestare në koordinim të plotë me prokurorin e Prokurorisë themelore në Pejë, është gjetur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me personin e dyshuar,  N. T. i lindur më 1978 kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe.

Përndryshe, lidhur me këtë rast dy personat e lartcekur janë trajtuar si të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve stacioni policor në Deçan në koordinim të ngushtë me prokurorinë themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...