Arrestohet edhe një i dyshuar për fajde

Kronikë e zezë

Arrestohet edhe një i dyshuar për fajde

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka realizuar operacionin të koduar “Era”.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni një person i dyshuar është kapur në flagrancë duke pranuar para  (këstin e fajdesë) në shumë prej  1,200  euro me ç’rast i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘fajde’.

Personi i lartcekur, me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme me kamatë (fajde), ka kontraktuar shuma të ndryshme të parave, duke përfituar kështu shumën prej 70 mijë euro.

Në bazë të urdhëresës verbale nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është kontrolluar lokacioni i shtëpisë së të dyshuarit.

Gjatë kontrollimit është gjetur një pushkë gjuetie me leje me afat të skaduar, të cilën e ka sekuestruar Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor Veriu në Prishtinë.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar edhe para në vlerë prej 1,500 euro  një telefon Iphone si dhe një shufër metalike.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat