Nuk kthehet në burg pas lejes, policia e kap me drogë 36-vjeçarin

Kronikë e zezë

Nuk kthehet në burg pas lejes, policia e kap me drogë 36-vjeçarin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:17
Ilustrim

Një i dënuar i cili kishte dalë me leje nga burgu, e ka thyer atë, duke mos u u kthyer më.

Kështu policia e Fierit kapi pasditen e kësaj të marte, 36-vjeçarin Gentian Taullai, banues në Ballsh.

I arrestuari ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar të ndaluarit, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e falsifikuar.

Në këto kushte u bë ndalimi i tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat