Pranga 29-vjeçarit nga Bulqiza, plagosi me armë të riun një javë më parë

Kronikë e zezë

Pranga 29-vjeçarit nga Bulqiza, plagosi me armë të riun një javë më parë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:21
Ilustrim

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 29-vjerçar i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje , mbetur në tentativë, si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Në njoftimin e shpërndarë për median  policia njofton se ka ndaluar shtetasin me inicialet A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P.Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat