I gjenden armë, arrestohet një person në Vushtrri

Kronikë e zezë

I gjenden armë, arrestohet një person në Vushtrri

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:07
Ilustrim

Policia raporton se në Vushtrri një personi i janë gjetur dhe janë konfiskuar, një pushkë gjuetie, një fotrollë e pushkës së gjuetisë, 24 fishekë të kal.12.mm, 1 karikator me gjashtë fishekë të kal.7.62, një gëzhojë e pushkës së gjuetisë e kal. 12.mm, 46 fishekë të kal. 7.62.mm, një fishek i kal.7.65.mm, një masë për prodhimin e fishekëve për pushkë të gjuetisë, një fishek kal. 7.62 m-47.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat