Dallavere me listat e veteranëve, arrestohet një person në Klinë

Kronikë e zezë

Dallavere me listat e veteranëve, arrestohet një person në Klinë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:58
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Klinë, ka realizuar bastisje në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për krime ekonomike, në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gremnik të komunës së Klinës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Xh.M., janë gjetur  dokumentacione të falsifikuara që ndërlidhen me listat e veteranëve.

I dyshuari Xh.M. është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa prokurori i shtetit për të lartcekurin ka marr aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Javën e kaluar, Prokuroria Themelore e Pejës,  lidhur me listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 21 personave, për veprat penale  “Legalizim i përmbajtjes se rreme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat