Policia ka pranuar informacion për një përleshje fizike ndërmjet anëtarëve të një familje, ku ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë.
Nga të dhënat e para të siguruara bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e tij, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore e cila ka kërkuar tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilit pas procedurave të nevojshme intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime të mëtejme në drejtim të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.