Shkup, Prokuroria ka hapur hetim për vrasjen e një personi që mendohej se ishte i zhdukur

Kronikë e zezë

Shkup, Prokuroria ka hapur hetim për vrasjen e një personi që mendohej se ishte i zhdukur

Më: 31 maj 2019 Në ora: 20:40
Ilustrim

Prokurori përgjegjës nga Prokuroria Publike Shkup, lëshoi urdhër për kryerjen e procedurave hetimore ndaj një personi për shkak të dyshimeve fillestare se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123, paragrafi 1 i Kodit Penal.

“I dyshuari, 27-vjeçari banor i Shkupit, kreu krimin në 11 dhjetor 2018, rreth orës 2, pasi kishte takuar më parë të ndjerin. Ata, së bashku me një mjet udhëtimi “Opel Ascona”, arritën në zonën e fshatit Haraçinë në Shkup. I dyshuari nxori një armë zjarri – një pushkë dhe qëlloi viktimën në kokë. Nga lëndimet, menjëherë ndërroi jetë viktima 26-vjeçar nga Shkupit, P.S., i cili u njoftua menjëherë pas ngjarjes kriminale nga familja dhe kërkohej si person i zhdukur. Pas aktit, në përpjekjen për të fshehur gjurmët, trupi i të ndjerit u transferua në fshatin Lubeten, ku e vendosën në një gropë dhe të mbuluar me një batanije”, njoftojnë nga Prokuroria.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, i dyshuari momentalisht është në arrati dhe i pakapshëm për autoritetet e prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat