Mjeti përfshihet nga flakët, policia në kërkim të autorëve

Kronikë e zezë

Mjeti përfshihet nga flakët, policia në kërkim të autorëve

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:51
Ilustrim

Një mjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Gramshit.

Policia bën me dije se “gjatë natës në lagjen "Xhile Liçe", të Gramshit, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit Gj.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht”.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat