Vodhi sasi të konsiderueshme parash në një banesë, shpallet në kërkim autori

Kronikë e zezë

Vodhi sasi të konsiderueshme parash në një banesë, shpallet në kërkim autori

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:01
Ilustrim

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se është ai autori i vjedhjes në një banesë në fshatin Çelhakaj të Peqinit.

Autoritetet bëjnë me dije se për të identifikuar autorin janë përdorur pamjet e kamerave të sigurisë si edhe prova të tjera.

Në fshatin Çelhakaj, të Peqinit dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I.B., ku ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Vijon puna për  kapjen  e autorit  të shpallur në kërkim, identititeti i të cilit nuk bëhet publik.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat