Humb jetën një kamionist nga Maqedonia në Kroaci

Kronikë e zezë

Humb jetën një kamionist nga Maqedonia në Kroaci

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:09
Ilustrim

Një vozitës i një kamioni me tabela të Maqedonisë ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në autostradën A3 në Kroaci.

Siç bëjnë të ditur nga portali “index.hr“, kamioni është ndeshur me një autobus nga Bosnja dhe Hercegovina.

Autoritete kroate njoftuan se vozitësi i kamionit ka humbur jetë, ndërsa në autobus ka 10-15 udhëtarë të lënduar.

Po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat