Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 13 persona për vepra dhe incidente të ndryshme të ndodhura në të gjitha rajonet e vendit.
Sipas policisë, për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit shtatë prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.