Përfshihen në një rrahje në Qyshk të Pejës, policia arreston katër persona

Kronikë e zezë

Përfshihen në një rrahje në Qyshk të Pejës, policia arreston katër persona

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:50
Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, më datë 02 Qershor 2019, rreth orës 11:30, është informuar se në fshatin Qyshk disa persona janë duke u rrahur.

“Njësitet relevante të stacionit policor Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjës dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe kanë arritur për ta vën situatën nën kontroll. Lidhur me rastin 8 (tetë) persona të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali.

Njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë kanë intervistuar 6 (gjashtë) persona të dyshuar ku prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit 4 (katër) nga këta janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa 2 (dy) janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat