Rrahje në Pejë: Tetë persona bëhen për spital

Kronikë e zezë

Rrahje në Pejë: Tetë persona bëhen për spital

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Gjatë natës së kaluar Policia e Kosovës në Pejë është informuar për një përleshje fizike në fshatin Qyshk.

“Njësitet relevante të stacionit policor Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe kanë arritur për ta vënë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin 8 (tetë) persona të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët  pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali”, thuhet në komunikatën për media.

Njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë kanë intervistuar gjashtë persona të dyshuar  ku prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit katër nga këta janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat