Të shtëna me armë në mes të qytetit, qëllohet në drejtim të një personi

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në mes të qytetit, qëllohet në drejtim të një personi

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:56
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në qytetin e Krujës.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I lënduar ka mbetur Adriatik Ishmaku i cili u qëllua me armë nga shtetasi me inicialet K.A.

Dyshohet se shkak i degjenerimit deri në përdorimin e armës ka qenë një konflikt i çastit.

Policia ndodhet në vend dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat