Tentimvrasje në Pejë

Kronikë e zezë

Tentimvrasje në Pejë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

Policia raporton se dje në Pejë ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave ku gjatë përleshjes dy të dyshuarit kanë therur me thikë një person, ndërsa personin tjetër e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. 

Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat