Një person nga Podujeva pronar i një hekrarie ka raportuar se gjatë grumbullimit të hekurit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar mortajë në mënyrë të sigurt.