Sekuestrohen lëndë piroteknike e fishekzjarre në Shkodër

Kronikë e zezë

Sekuestrohen lëndë piroteknike e fishekzjarre në Shkodër

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:25
Fishekzjarre dhe punishtja ku prodhoheshin

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në dyqane e magazina gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë kontrolleve, uniformat blu sekuestruan lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shperthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Gjithashtu u bllokua një punishte artizanale, ku përgatiteshin saçmat. Ndërsa u proceduan penalisht 2 persona,

"Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit me iniciale K.K., u gjetën një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike. Materialet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërsa K.K., u procedua penalisht për veprat penale "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale" dhe "Fshehja e të ardhurave","-raporton policia.

Ndërsa në banesën e A.K., u gjetën 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.

"Ai i përgatiste saçmat në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale,"-raportojnë uniformat blu.

Shkodrani me iniciale A.K., u procedua penalisht  për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat