Aksident i rëndë me motor, dy të rinjtë në gjendje kritike për jetën

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë me motor, dy të rinjtë në gjendje kritike për jetën

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 11:46
Ilustrim

Dy persona janë përplasur me motoçikletë në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat.

Motoçikleta drejtohej nga një 30 vjeçar dhe pasagjer ishte një fëmijë 11-vjeç.

30-vjeçari, banues në fshatin Kodovjat, humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë u përplas me barrierën anësore.

Nga aksidenti ata pësuan dëmtime rënda dhe u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia raporton se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"S.H., 30 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, të Gramshit, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi A.H., 11 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. 30-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor","-raportojnë uniformat blu.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat