Një person është arrestuar në Prizren, për shkak se në lokalet e tij janë hasur aparat të lojrave të fatit.
Njësitet policore për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim, me zyrtarët e Doganës dhe Inspektorët gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës kanë arrestuar të dyshuarin nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën organizim i bixhozit.
Gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë aparate të lojërave të fatit dhe para të gatshme në vlerë rreth 3300 euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.