Prokuroria e Pejës ndalon dy persona për vjedhje të pyllit, një tjetër arratiset

Kronikë e zezë

Prokuroria e Pejës ndalon dy persona për vjedhje të pyllit, një tjetër arratiset

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Dy persona nga rajoni i Dukagjinit, konkretisht nga rrethina e Deçanit, janë ndalur sot nga Prokuroria e Pejës për veprën penale “vjedhje e pyllit”. Për këtë vepër po kërkohet edhe një person tjetër. I njejti është identifikuar por ndodhet në arrati.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori në Prokurorinë e Pejës, Ersan Qavolli. Qavolli tha se përveç ndalimit të dy të dyshuarve janë konfiskuar dhe dy furgonë dhe disa drurë.

“I kem ndalu sot dy persona (për 48 orë), për vjedhje të pyllit. Rasti ka ndodhur në Grykë të Deçanit. Janë sekuestrua dy kombi dhe disa trungje”, tha Qavolli.

Shtoi se një person tjetër po kërkohet, i njejti është identifikuar por ndodhet në arrati.

Ndryshe, ky aksion ka ardhur, si rezultat i bashkëpunimit me kryetarët e komunave dhe ministrinë e Ambientit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat