Arrestohet pasi i fuste të burgosurve kokainë dhe telefona

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi i fuste të burgosurve kokainë dhe telefona

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndihmës shefi i policisë së burgjeve në Pescara të Italisë është arrestuar nën akuzën e korrupsionit.

Hetimet, të drejtuara nga zëvendës prokurori publik, Paolo Pompa, kanë hedhur dritë mbi sjelljen e paligjshme të zyrtarit publik, i cili, në kundërshtim me detyrat e tij, në disa raste ka marrë para ose përfitime të tjera në këmbim të "favoreve" për të burgosurit.

Ai jo vetëm i lejonte ata të flisnin, përmes telefonit të tyre personal, me anëtarët e familjes së tyre, por gjithashtu shkoi aq larg sa të ofronte telefona celularë, shumë të vegjël dhe të lehtë për t'u fshehur brenda qelive.

Policia e burgut të Pescarës më parë i kishte raportuar autoriteteve gjyqësore se pas kontrolleve të kryera brenda dhomave të paraburgimit kishte gjetur dy telefona celularë, një prej të cilëve iu gjet një të burgosuri dhe tjetri i fshehur në një fjalor të gjuhës italiane.

Të burgosurit që iu gjet telefoni ishte arrestuar për posedim të drogës, nga agjentët e seksionit anti-drogë më 20 prill, së bashku me një shqiptar 22 vjeçar.

Shqiptari kishte ardhur nga Roma në Pescar për të vizituar në burg bashkatdhetarin e tij.

Me atë rast i huaji kishte dërguar kokainë dhe hashash tek zyrtari publik, por gjithashtu një mikro telefon celular për t'i dërguar shokut të tij, ndërsa i kishte dhënë edhe 50 euro që do t’ia jepte zyrtarit që po bënte korrupsionin.

Nga kërkimi brenda burgut policët kishin gjetur më shumë se 40 gram marihuanë, 8 gram kokainë të ndarë në 12 qese, si dhe një tjetër mini telefon celular; objekte që sipas hetuesve kishin për qëllim të transferoheshin tek personat e ndaluar në burg.

Për të njëjtin krim të korrupsionit janë hetuar gjithashtu ata që kanë paguar para ose lloj tjetër të shërbimeve, në mënyrë që ata të shkelin detyrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat