Aksidenti në Orllan të Podujevës, tetë persona të lënduar - Bota Sot
Aksidenti në Orllan të Podujevës, tetë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidenti në Orllan të Podujevës, tetë persona të lënduar

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës, ku si pasojë tetë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 17:30.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se njëri nga tetë personat e lënduar është në gjendje më të rëndë.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një furgon.

Dyshimet e para janë se furgoni ka devijuar nga rruga dhe e ka goditur veturën e parkuar.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...