Vetura thyen muret dhe përfundon brenda shtëpisë

Kronikë e zezë

Vetura thyen muret dhe përfundon brenda shtëpisë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 03:40 në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Vragoli. Një veturë ka goditur dhe ka thyer murin e oborrit të një shtëpie dhe pastaj është përplasur për murin e shtëpisë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 2 persona (vozitësi dhe një pasagjer), si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Rastin për mediat vendore e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Njësitë kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e autostradave iu kanë pergjigjur rastit për ndermarrjen e veprimeve ligjore”, tha Hoxha.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun, në veçanti t’iu përmbahen shenjave për kufizimin e shpejtësisë. Sipas statistikave të policisë vetëmnë pesmujorin e parë të këtij viti ( janar-maj 2019) 35 persona kanë humbur jetën nëpër rrugët e vendit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat