Rrihen nxënësit me arsimtarë të një shkolle në Vushtrri gjatë një ekskursioni

Kronikë e zezë

Rrihen nxënësit me arsimtarë të një shkolle në Vushtrri gjatë një ekskursioni

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:04
ilustrim

Rreth orës 15:23 policia ka pranuar një informacion për një rrahje në fshatin Landovicë, ku dyshohet se 3 persona janë përfshirë në një rrahje ndërmjet nxënësve dhe arsimtareve të një shkolle nga Vushtrria e cila ishte ne ekskursion.

“Policia ka intervenuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndaluar të dyshimtit dhe për momentin është duke kryer procedurat e intervistimit në polici. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti po vazhdon të hetohet për shkaqet për të cilat ka ndodhur incidenti i rrahjes.”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat