Aksident te Rruga e Kavajës, makina përplas 2 turistë francezë

Kronikë e zezë

Aksident te Rruga e Kavajës, makina përplas 2 turistë francezë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:15
Ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në vendin e njohur si “Tymi” te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

Dy makina dhe një motor janë përplasur pak më parë në Tiranë, ndërsa kanë mbetur të plagosur katër persona.

Sipas të dhënave të para mësohet se të plagosur kanë mbetur katër kalimtarë, dy prej tyre turistë francezë.

Të plagpsurit kanë marrë plagë të lehta dhe për pasojë janë nisur në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat