Policia suedeze ka qëlluar një njëri që deklaronte që kishte një bombë dhe që dëshironte të shpërthente atë në stacionin e rradhës.
Oficerët policorë qëlluan personin në të dyja këmbët duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Malmos, në jug të Suedisë.
Personi në fjalë ishte dëgjuar duke bërtitur:” Unë kam një bombë”.
Gjithsesi pas ngjarjes policia deklaroi se personi në fjalë nuk kishte asnjë mjet shpërthyes me vete, derisa atë kishin evakuar të gjithë stacionin.
“Duket që nuk është asgjë serioze. Ne kemi ardhur me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe kemi situatën në kontroll”, tha policia në një deklaratë zyrtare.
Policia kishte reaguar shpejt pas raportimeve duke menduar se bëhej fjalë për një sulm terrorist.