Vëllai godet vëllanë me shat, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Vëllai godet vëllanë me shat, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 20:45
Ilustrim

Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat