Fituan 4 mln paund nga kokaina, 60 vite burg për bandën shqiptare. Zbardhet “shefi” i grupit dhe roli i anëtarëve - Bota Sot
Fituan 4 mln paund nga kokaina, 60 vite burg për bandën shqiptare. Zbardhet “shefi” i grupit dhe roli i anëtarëve

Kronikë e zezë

Fituan 4 mln paund nga kokaina, 60 vite burg për bandën shqiptare. Zbardhet “shefi” i grupit dhe roli i anëtarëve

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 19:45
Të gjeturat

Një bandë shqiptare që fitoi 4 milion paund në vit si “dërgues droge” është burgosur për një total prej 60 vjetësh.

Pasi hynë ilegalisht në Britaninë të madhe, grupi i shqiptarëve zhvilluan shërbimin e sofistikuar ditë e natës për zonën e Tunbridge Wells

I quajtur “Conspiracy 24/7”, grupi zhvilloi një qendër thirrjeje e cila funksiononte në çdo kohë për të dërguar dozat e kokainës.

Qendra e thirrjeve mori më shumë se 1.500 telefonata në një javë ndërsa tregtarët kryen qindra transaksione.

Gjykatësi Brown i tha kryetarit të grupit, Nelson Alliaj: “Unë jam i sigurt se duke u deportuar nga Mbretëria e Bashkuar në fillim të vitit 2018, ju u kthyet në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme me qëllimin e vetëm për të operuar në këtë biznes”.

“Ky është një krim serioz i organizuar dhe ju ishit në zemër të tij“- duke shtuar: “Ky është tipar rëndues që keni rihyrë në Mbretërinë e Bashkuar pasi u depërtuat për të vijuar këtë ndërmarrje kriminale”.

Gjykatësi e quajti Ervis Dervishin, 21 vjeç, si “toger dhe dora e sigurt” e Alliajt.

Dervishi organizoi shtëpinë, sigurimin e makinave dhe detaje të tjera administrative për të kryer operacionin.

Gjykata dëgjoi se Dervishi ishte ndaluar të qëndronte në Britani të Madhe për një vepër të ngjashme, por u kthye pak pas kësaj për të marrë pjesë në grupin e trafikut.

Një ndërlidhës, Arsid  Mataj, 24 vjeç, furnizoi me kokainë dhe një prej “klientëve” ishte një agjent policie që çoi më pas në arrestimin e tij.

Hetimi pesë-mujor i policisë britanike në Kent zbuloi një qarkullim prej më shumë se 1 milion paund.

Por gjyqtari Brown e vuri shifrën në rreth 4 milionë paund në vit. Doza e kokainës ishte 40 paund.

Nelson Alliaj, i cili nuk kishte vendbanim fiks, u burgos për 15 vjet. Ai është dënuar njëkohësisht edhe me 9 vite burg për prodhimin e drogës së kategorisë B.

Ervis Dervishi, 21 vjeç, u dënua me shtatë vjet.

Rigels Hadushaj, 20 vjeç, u dënua me shtatë vjet.

Izmiri Basha, 24 vjeç, u dënua me shtatë vjet.

Arlind Palushi, 19 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.

Alfred Gashi, 19 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj.

Marius Kuçi, 25 vjeç, u dënua me katër vjet.

Fatos Metalia, 26 vjeç, u dënua me katër vjet.

Arsid Mataj, 24 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.

Xhensil Vucaj, 18 vjeç, i vetmi shtetas i ligjshëm i Mbretërisë së Bashkuar, u dënua me dy vjet, vendim i pezulluar dhe do të kryer 200 orë punë të papaguar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...