Aksident i madh, lëndohen rëndë dy persona në Vaksincë të Likovës

Kronikë e zezë

Aksident i madh, lëndohen rëndë dy persona në Vaksincë të Likovës

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:34
Pamje nga aksidenti

Dje më datë 11.06.2019 në ora 14.20 në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës në vendin e quajtur “Çezma e Hoxhës”, ka ndodhur aksident trafiku midis një makine të tipit “Mercedes” me targa gjermane e drejtuar nga personi me iniciale N.S (76) nga Gjermania dhe një makinë e tipit “Volksvagen”  me targa të Kumanovës, e drejtuar nga J.H(27) nga fshati Vaksincë.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar personi N.S (76) dhe është dërguam menjëherë në klinikën Nënë Tereza në shkup, derisa personit me iniciale J.H i është ofruar ndihma e par në Kumanovë.

Në aksident lëndime trupore ka pësuar edhe bashkudhëtari që ka qenë në makinën e tipit “Mercedes” me iniciale K.K (66) nga Vaksinca. Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të SPB – Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat