Vritet me armë zjarri i riu në Laç, zbulohet identiteti i vikitimës - Bota Sot
Vritet me armë zjarri i riu në Laç, zbulohet identiteti i vikitimës

Kronikë e zezë

Vritet me armë zjarri i riu në Laç, zbulohet identiteti i vikitimës

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 00:23
Ilustrim

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë pranë stadiumit Laç-Kurbin.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se dyshohet për një person të vdekur.

Policia njofton se viktima është shtetasi me inicialet V.Sh, 25 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. 

“Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur  zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup  specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. 

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe  FNSh,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”,- njofton policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...