Trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi, kapet me 270 kg drogë në banesë

Kronikë e zezë

Trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi, kapet me 270 kg drogë në banesë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 10:53
Ilustrim

Një tregtar droge shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke.

32-vjeçari u arrestua në zonën e Grevena pasi iu gjetën në banesën 270 kg drogë.

Mediat greke raportojnë se i riu ishte pjesë e një rrjeti droge që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Policia greke prej disa kohësh mbante nën vëzhgim 32-vjeçarin. Dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 256 pako me kanabis me peshë totale prej 271 kg.

Në banesën e të riut u gjet një thikë me gjatësi 20 centimetra, tre telefona celularë, si edhe 8 thasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat