Arrestohen katër persona në Vushtrri për trafikim me njerëz

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Vushtrri për trafikim me njerëz

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 10:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në rrugën ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’ në Vushtrri, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën trafikim me njerëz.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin se kanë kryer veprën trafikim me qenie njerëzore”, thuhet në raport.

Sipas policisë, viktima femër K-Boshnjake është trajtuar sipas procedurave, ku me vendim të prokurorit tre të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat