Arrestohet një femër në Prizren, policia i konfiskon disa substanca narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një femër në Prizren, policia i konfiskon disa substanca narkotike

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një femër në Prizren.

Një veprim i tillë ka ardhur pasi që tek e njëjta gjatë kontrollimit të shtëpisë së saj, janë gjetur dhe konfiskuar 247.11 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore elektronike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç femrës së arrestuar është në kërkim edhe të një të dyshuari mashkull.

Kurse e dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat