Dy të dyshuar janë arrestuar për shkak të pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë dhe sipas policisë të njëjtit duke rrëzuar barrierat e urës kryesore i kanë fyer karabinierët duke i penguar kështu në kryerje të detyrës.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.