Armëmbajtje pa leje, policia arreston dy persona në Tiranë

Kronikë e zezë

Armëmbajtje pa leje, policia arreston dy persona në Tiranë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:47
Ilustrim

Forca e Posacme "Shqiponjat" kanë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë.

Në bashkëpunim me policinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap me armë zjarri pistoletë të markës GLOCK, me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë në rrugën "Dervish Hatixhe".

Policia arriti të parandalonte edhe një rast të dhunës në familje. Oficerët arrestuan në flagrancë shtetasin B.F, 42 vjeç, banues në Tiranë.

"Arrestimi u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njoftoi Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat