Një muaj paraburgim për shqiptarin e dyshuar për krime lufte

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për shqiptarin e dyshuar për krime lufte

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:20
ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh kundër të dyshuarit D.Sh., shtetas i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar, i cili është i dyshuar për krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

Personi në fjalë është arrestuar më 15 qershor 2019, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat