Ky është 23 vjeçari nga Kamenica që vdiq sot në aksidentin me motor

Kronikë e zezë

Ky është 23 vjeçari nga Kamenica që vdiq sot në aksidentin me motor

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 11:10
F.Sadiku

23-vjeçari F.Sadiku nga fshati Koretin e Komunës së Kamenicës ka vdekur pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

I njejti ishte duke vozitur motorin e tij dhe ndërroi jetë pas përlasjes me një veturë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe miqt e tij përmes rrjeteve sociale.

Express mëson se si pasojë e aksidentit një person tjetër është në gjendje të rëndë.

Për një javë, dy persona kanë vdekur nga aksidentet në Kamenicë. Të mërkurën e kaluar, nga aksidenti vdiq 49-vjeçari, Agim Bucolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat