Pengon policët, arrestohet 49 vjeçari në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Pengon policët, arrestohet 49 vjeçari në Mitrovicë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:41
Ilustrim

Në orët e mesnatës së datës 20 qershor 2019, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për ‘pengim të zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës zyrtare’.

Siç bën të ditur Policia, arrestimi i të dyshuarit  është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kishin urdhëruar pronarin e një lokali që të ndalë muzikën dhe të mbyllë lokalin, me ç’ rast i dyshuari përveç mospërfilljes së urdhrave të ligjshëm kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave zyrtare .

as procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit  të dyshuarit  A. J., 49 vjeçar, i është  shqiptuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat