Arrestohen prerësit ilegalë të drunjve, konfiskohen katër traktorë

Kronikë e zezë

Arrestohen prerësit ilegalë të drunjve, konfiskohen katër traktorë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:03
Ilustrim

Bazuar në planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore të Stacionit Policor në Shtime, në mbështetje të Njësisë për reagim të shpejtë nga DRP Ferizaj, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve.

Gjatë ditës së djeshme  dhe sot, në fshatrat Reqak, Mollopolc dhe  Petovë, njësitet policore kanë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar  katër  traktorë si dhe  një sasi e drunjve duke u transportuar në  mënyrë ilegale.

Gjithashtu, në fshatin Petrovë, në oborrin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur rreth 200 metra dru  të prera  në mënyrë ilegale.

Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës janë njoftuar lidhur me rastin dhe do të vazhdojnë  procedurat ligjore, si dhe konfiskimin e masës drunore.

Plani operativ është në vazhdim, njofton Policia e Kosovës në një njoftim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat