Aksidentohet duke kryer punime në banesë, kush është personi që humbi jetën

Kronikë e zezë

Aksidentohet duke kryer punime në banesë, kush është personi që humbi jetën

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:04
Ilustrim

Një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke kryer punime në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Borizanë të Krujës.

58-vjeçari Qemal Paturri, është dëmtuar duke kryer punime pranë banesës së tij.

Ai u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat